Izraeli drejt ‘pushtimit’ total të Gazës, zbulohet letra për banorët në Jug (FOTO)

17 Nëntor 2023 | 14:44

Ditën e sotme në Gazën Jugore janë hedhur disa fletëpalosje nga forcat izraelite, përmes të cilave i kërkonin popullsisë civile atje që të evakuohen.

Sky News ka verifikuar foton e fletëpalosjeve të hedhura në Gazën jugore, pas pretendimeve të Izraelit për nisjen e sulmeve atje.

Kjo pasi Forcat e Izraelit mund kanë kërkuar të zgjerojë operacionet ushtarake nga veriu i rajonit për në jug.

Forcat izraelite përdorën të njëjtën taktikë në fillim të pushtimit të tyre tokësor, duke u thënë njerëzve në Gazën veriore të shkonin në jug.

Fletëpalosjet u hodhën nëpër disa lagje në Khan Younis, pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se operacioni ushtarak përfundimisht do të “përfshijë veriun dhe jugun”.

Kujtojmë se që prej nisjes së konfliktit në 7 tetor, mbi 11 mijë palestinezë kanë humbur jetën pas sulmeve izraelite.

Letra e forcave izraelite pë popullsinë në Gazën Jugore

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael

SHBA-të kanë forcuar flotën e tyre të avionëve të furnizimit me karburant në Izrael, si pjesë e rregullimeve të pozicionit të forcave të tyre në...
13:43 | 18/07/2026