Izraeli gati të dërgojë një delegacion në Katar për të negociuar një armëpushim

25 Shkurt 2024 | 08:45

Kabineti i luftës izraelite ka dhënë dritën jeshile për të dërguar së shpejti një delegacion në Katar për të vazhduar diskutimet në Paris në funksion të marrëveshjes së re për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, sipas raporteve të mediave izraelite.

Në Paris, delegacioni izraelit i kryesuar nga shefi i Mossad, David Barnea, diskutoi një plan armëpushimi të zhvilluar në janar me homologët amerikanë dhe egjiptianë dhe kryeministrin e Katarit.

“Ndoshta ka vend për një marrëveshje. Delegacioni kërkoi të informojë kabinetin e luftës dhe për këtë arsye kabineti është ribashkuar”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu, Tzachi Hanegbi ,të shtunën në mbrëmje.

Brenda natës, media izraelite raportoi se mbledhja e kabinetit të luftës përfundoi me vendimin për të dërguar një delegacion në Katar në ditët e ardhshme për të vazhduar negociatat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026