Izraeli godet autokolonën e ndihmave në Gazë; vriten katër palestinezë

31 Gusht 2024 | 10:53

Një organizatë humanitare me seli në Shtetet e Bashkuara njoftoi të premten se një sulm ajror izraelit vrau katër palestinezë në automjetin që udhëhiqte një autokolonë ndihmash që po transportonte ushqime dhe karburant drejt një spitali në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Organizata Amerikane e Ndihmës për Refugjatët në Lindjen e Afërme (Anera), me seli në Uashington, tha në një deklaratë se sulmi ndodhi të enjten, ndërsa autokolona po vepronte sipas një “plani të koordinuar dhe të miratuar transporti”. Organizata tha se plani parashikonte roje sigurie të paarmatosur si pjesë e autokolonës, duke iu përmbajtur “marrëveshjes strikte me kompaninë e tranzitit Move One”.

Organizata tha se raportet që ka marrë tregojnë se menjëherë pasi autokolona kaloi pikën kufitare Karem Shalom në Gazë, katër anëtarët e komunitetit palestinez – që kishin përvojë në “misionet e mëparshme dhe me angazhimin për sigurinë e komunitetit me kompaninë Move One” – kërkuan të merrnin drejtimin e mjetit kryesor.

Në deklaratë thuhet se ata përmendën shqetësime se rruga ishte e pasigurt dhe se ekzistonte rreziku i grabitjes gjatë rrugës. Organizata “Anera” tha se katër personat nuk ishin verifikuar paraprakisht dhe autoritetet izraelite pretendojnë se në makinën kryesuese kishte armë të shumta. Sulmi ajror izraelit u krye pa asnjë paralajmërim apo komunikim.

Organizata tha se asnjë anëtar i personelit të saj nuk u dëmtua, megjithëse një punonjës i “Aneras” në automjetin e dytë u bë dëshmitar i incidentit nga një distancë e afërt.

“Anera” tha se pavarësisht sulmit, pjesa e mbetur e autokolonës vazhdoi misionin e saj dhe i dorëzoi me sukses ndihmat në spitalin në Rafah. Organizata tha se është koordinuar me Emiratet e Bashkuara Arabe për të dorëzuar 24 dërgesa që nga muaji maj, në Spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve.

Në një deklaratë për gazetën “The Washington Post”, drejtorja për palestinezët në “Anera”, Sandra Rasheed tha se ndër ndihmat e dorëzuara nga autokolona kishte furnizime mjekësore dhe karburant për spitalin e drejtuar nga Emiratet në Rafah. Ajo gjithashtu konfirmoi se trajektorja e tyre ishte koordinuar me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Sipas ushtrisë izraelite, militantët e armatosur kishin marrë kontrollin e automjetit kryesor dhe u krye një sulm ndaj tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026