Izraeli kryen sulme ajrore në Siri
Sulmet ajrore izraelite në perëndim të Sirisë më 13 shtator kanë vrarë dy ushtarë, raportoi media shtetërore. Ndërkaq, një grup që monitoron luftën raportoi se një militant po ashtu është vrarë në sulmet ajrore që goditën një depo armësh të Hezbollahut.
“Në orën 17:22 [sipas kohës lokale], armiku izraelit kreu sulme ajrore… nga drejtimi i Detit Meshde duke shënjestuar disa prej vendeve ku gjendet mbrojtja jonë ajrore në Tartus”, tha agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, duke cituar burime të paidentifikuara ushtarake.
“Ky agresion shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve, ndërkaq u plagosën edhe gjashtë të tjerë”, raportoi SANA.
Gjatë më shumë se një dekadë lufte në Siri, Izraeli fqinj ka kryer qindra sulme ajrore në Siri, kryesisht ka shënjestruar forcat e mbështetura nga Irani, që janë aleat të grupit libanez, Hezbollah, por ka sulmuar edhe pozicione të ushtrisë siriane.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – që monitoron luftën – tha se sulmet e fundit ajrore kishin për shënjestër pozicionet e ushtrisë dhe një depo armësh që i përket Hezbollahut, afër Al-Jamasah në provincën Tartus.
Al-Jamasah gjendet në jug të qytetit Tartus dhe është bastion i Qeverisë siriane. Aty gjendet edhe një port detar që përdoret nga Rusia, forcat e së cilave mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Vëzhguesi sirian, që ka një rrjet burimesh brenda Sirisë, konfirmoi po ashtu vdekjen e dy ushtarëve, duke shtuar se edhe një luftëtar po ashtu është vrarë, por nuk bëri të ditur nacionalitetin e tij.
Sipas këtij grupi monitorues, sulmet e kryera nga Izraeli kishin për cak edhe një bazë të mbrojtjes ajrore siriane në fshatin Karto, 10 kilometra larg Al-Jamasahit.
Izraeli rrallë komenton për sulmet që kryen ndaj caqeve në Siri, por vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë rivalin e tij, Iranin, i cili mbështet Damaskun, të zgjerojë ndikimin dhe praninë e tij në Siri.
Me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë, Qeveria e Assadit ka arritur të rimarrë shumicën e territorit të humbur që rebelët morën në fillim të luftës, që nisi më 2011.
Lufta në Siri ka lënë të vrarë mbi 500 mijë persona, miliona të tjerë janë zhvendosur, ndërkaq infrastruktura në këtë shtet ka pësuar dëme të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë