Sipërmarrësi komplimente Ramës: Bëri gol, si i solli 7.1 milionë turistë në Shqipëri
Sipërmarrësi i turizmit, Dritan Gremi tha në emisionin Now në Euronews Albania se meritën e vetme për fluksin e madh të turistëve në vendin tonë këtë verë e ka kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, Rama me publikimin e fotos simbolike të anijes Vlora të ’92, e ndarë më dysh me shqiptarë që iknin dhe italianë që vinin, solli një efekt të jashtëzakonshëm në mediat italiane.
“Nuk kemi pasur një strategji të koordinuar mes shtetit dhe sipërmarrësve, nuk jemi ulur kurrë bashkë. I vetmi aktor dhe lojtar që kanë bërë golin më të bukur këtë verë i vetëm është kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar një foto të anijes Vlora të ‘92 e ndarë në gjysmë, me shqiptarët që ikin dhe italianët që vijnë, kjo bëri efekt shumë të madh në mediat italiane që 10 ditë folën për këtë. Pastaj erdhi Meloni, ishte gol shumë i bukur edhe ky. Këtë gol e ka bërë ai dhe meriton një bravo, është gjeniale. Po të bësh një analizë, e kupton se kjo ndodhi për këtë arsye”, tha Gremi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nga shalqiri kaluam tek havjari”, Shkodra: Pse ky fluks i frikshëm turizmi
- Turizmi/ Ekspertët: Duhet ndryshuar infrastruktura që të justifikohen çmimet
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë