Turizmi/ Ekspertët: Duhet ndryshuar infrastruktura që të justifikohen çmimet
Këtë verë, Shqipëria është vizituar nga një numër rekord turistësh. Më shumë se çdo vit më parë, destinacionet turistike janë mbushur me turistë nga gjithë Europa, dhe jo vetëm.
Për ekspertët e sektorit, mungesa e informacionit, shërbimet dhe transporti janë pikat kryesore të cilat duhen përmirësuar në të ardhmen.
“Turizmi individual nuk është shumë i organizuar për mungesë të informacionit, konsumi i produktit, i destinacionit nuk është aq i lartë sa do ishte nëse do të ishte i organizuar,” – u shpreh operatori turistik Besnik Vathi.
“Përgjithësisht shërbimet publike, dhe çmimet. Nga Saranda në Ksamil ka qenë e vështirë të shkoje me transport publik për shkak të pamjaftueshmërisë së numrit të urbanëve, pritjes së gjatë nëpër stacionet e urbanit, mungesa e orareve dhe mungesa e koordinimit,” – tha operatorja Flora Xhamani Baba.
Të pyetur edhe për deklaratën e Kryeministrit mbi turizmin low cost, i cili nuk do të zgjasë pasi vendi duhet të bëhet gati për një turizëm elitar, ekspertët pohojnë se rritja e çmimeve duhet të shoqërohet me cilësi më të lartë, e cila mund të realizohet vetëm me shtimin e shërbimeve dhe investimeve publike.
“Zgjedhja e llojit të turizmit nuk është në dorën e askujt. Të gjitha vendet e kanë turizmin elitar të organizuar. Edhe vendet e tjera që kanë turizëm të zhvilluar kanë turizëm low cost. Të bësh turizëm elitar është pjesë e shumë investimeve në infrastrukturë. Një turizëm elitar kërkon rrugë pa shumë trafik të renduara edhe shërbime edhe furnizues shërbimesh elitare. Turizmi elitar është pjesë dhe pasojë e zhvillimeve të njëpasnjëshme,” – u shpreh Vathi.
“Nuk do të ketë turizëm low-cost, kush e vendos këtë gjë? Nëse një restorant vendos çmimet që do, ose një apartament të cilin aktualisht nuk e kontrollon as përmes sistemit të tatimeve nuk do ta japi për 150 euro por e jep për 50 euro. Turizmi low-cost mund të shmanget vetëm me përmirësimin të cilësisë së shërbimeve. Me shtimin e urbanëve të qyteteve kryesore turistike, me vendosjen e një linje interqytetëse. Vetëm kështu mund të shmanget turizmi low-cost. Ofron shërbim më të lartë ti mund të rrisësh çmimin dhe turisti nëse do ngelet i kënaqur do vijë sërish,” – tha Xhamani Baba.
Sipas të dhënave nga INSTAT, nga muaji janar deri në korrik të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 5 milion shtetas të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve