Izraeli kundërshton përbërjen e bordit ekzekutiv për Gazën
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se njoftimi i kësaj jave i administratës Trump mbi përbërjen e një bordi ekzekutiv për Gazën nuk ishte i koordinuar me Izraelin dhe ishte në kundërshtim me politikën e qeverisë.
Thuhej se Ministri i Jashtëm Gideon Saar do ta ngrinte çështjen me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Deklarata nuk specifikonte se cila pjesë e përbërjes së bordit binte ndesh me politikën izraelite. Një zëdhënës i qeverisë izraelite nuk pranoi të komentonte. Bordi, i zbuluar nga Shtëpia e Bardhë të premten, përfshin Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan ndërsa izraeli ka kundërshtuar vazhdimisht çdo rol të Turqisë në Gaza.
Anëtarë të tjerë të bordit ekzekutiv përfshijnë Sigrid Kaag, koordinatoren speciale të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme; një miliarder izraelito-qipriot; dhe një ministër nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vendosën marrëdhënie me Izraelin në vitin 2020.
Uashingtoni këtë javë njoftoi gjithashtu fillimin e fazës së dytë të planit të Presidentit Donald Trump, të shpallur në shtator, për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Kjo përfshin krijimin e një administrate palestineze teknokratike kalimtare në enklavë. U emëruan gjithashtu anëtarët e parë të të ashtuquajturit Bord i Paqes, i cili do të kryesohet nga Trump dhe do të ngarkohet me mbikëqyrjen e qeverisjes së përkohshme të Gazës. Anëtarët përfshijnë Rubion, zhvilluesin miliarder Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.
Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT