Izraeli mobilizon trupat, vijon fluksi i ushtarëve pranë Gazës e në kufi me Libanin
Ushtria izraelite ka publikuar pamje të bombardimeve të pozicioneve të Hamas në Gaza. Në një deklaratë, zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse Izraelite ka akuzuar Iranin se ka asistuar luftën, duke stërvitur dhe furnizuar Hamasin me armatime dhe teknologji.
“Njoftojmë popullsinë në Qytetin e Gazës dhe rrethina se Hamasi po ju përdor. Militantët po përdorin bodrumet e shtëpive tuaja, shkollave dhe spitaleve për t’u fshehur. Për sigurinë tuaj, mos i lejoni t’ju përdorin. Shkoni në jug”, tha zv.admiral Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Trupat izraelite publikuan gjithashtu një video që tregonte ushtarë të dy batalioneve që përgatiteshin për “fazën e ardhshme të luftimeve”.
Videoja shoqërohej me titra që thoshin se batalionet po përgatiteshin për të hyrë në rrugë tokësore në enklavën palestineze.
Automjetet luftarake izraelite janë vendosur edhe pranë kufirit me Libanin, pasi shkëmbimi i zjarrit mes Hezbollahut dhe shtetit hebre vazhdon.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë