Izraeli në alarm, Irani ndërmerr një valë të re sulmi masiv me raketa të fuqishme
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë konfirmuar se kanë kryer një sulm të koordinuar ndaj Izraelit, duke përdorur një kombinim raketash dhe dronësh, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.
“Sulmi u realizua me operacione të kombinuara, duke përdorur raketa me lëndë djegëse të ngurtë dhe të lëngshme, si dhe taktika të veçanta për të depërtuar në shtresat mbrojtëse të sistemit ajror izraelit,” tha IRGC, sipas raportimit të Tasnim. Sipas të njëjtit burim, goditjet me raketa janë bërë në pesë qytete të ndryshme: Safad, Tel Aviv, Ashkelon, Ashdod dhe Beisan.
Autoritetet izraelite kanë konfirmuar valën e re të sulmit me raketa nga Irani dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të rrinë në vendstrehimet kundër bombave.
Përshkallëzimi i konfliktit mes dy vendeve ka marrë përmasa shqetësuese. Mediat ndërkombëtare raportojnë për bombardime të reja edhe në territorin iranian. Profesori Foad Izadi, duke folur për Al Jazeera nga Perëndimi i Teheranit, tha se një raketë izraelite ka rënë pranë një spitali, duke shkaktuar tym të dendur në zonë. Nuk ka ende informacione zyrtare për viktima ose të lënduar.
Sulmet e ndërsjella vijnë pas një vale më të hershme goditjesh iraniane ndaj Izraelit, që përfshinë të paktën katër zona në territorin izraelit. Tensionet mes dy shteteve janë në nivele kritike, sidomos pas sulmit të SHBA ndaj centraleve bërthamore iraniane, për të cilat Teherani tha se po përgatit një hakmarrje të fuqishme.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA
- 07:14 Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal