Izraeli nis hakmarrjen ndaj Jemenit pas sulmit të Huthëve në Tel Aviv
Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur shënjestra të rebelëve Huthi afër portit Hodeidah të Jemenit, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 87 të tjerë.
Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Huthët, grup i mbështetur prej Iranit, ka goditur qytetin izraelit të Tel Avivit.
Shumë prej të plagosurve kanë pësuar djegie të rënda në sulmet ajrore që kanë shënjestruar infrastrukturë të rrymës dhe naftës, ka raportuar televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet prej Huthëve.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka thënë se porti është përdorur prej Huthëve për të pranuar armë prej Iranit.
Izraeli i ka informuar aleatët para sulmit, të cilin ushtria izraelite e ka kryer me aeroplanët luftarakë F-15.
Këshilli Suprem Politik i Huthëve ka thënë se do të ketë “përgjigje efektive” ndaj sulmeve.
Sulmet në Jemen, për të cilat zyrtarët izraelitë kanë thënë se janë kryer pas më shumë se 200 sulmeve të Huthëve në Izrael, rrisin shqetësimet që lufta në Gazë do të mund të përhapet më tej në rajon.
Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.
Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.
Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.
Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.
Rebelët Huthi deklarojnë se sulmet e tyre ndaj Izraelit kryhen si shenjë solidarizimi me palestinezët në Gazë./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës