Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut

29 Shtator 2024 | 14:26

Izraeli ka nisur një sulm të ri në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut, Dahieh, thotë ushtria e tij.

Agjencia e lajmeve AFP thotë se korrespondentët e saj dëgjuan një shpërthim të fortë dhe panë tym që dilte nga zona.

Sipas mediave të huaja, Dahieh dikur ishte zemra e Hezbollahut në Bejrut. Tani duket si një qytet fantazmë.

Në periferitë jugore të qytetit rrugët janë bosh dhe dyqanet janë të mbyllura. Mijëra njerëz janë larguar dhe të tjerë ende po përpiqen të ikin.

Dhe në të gjithë Bejrutin këtë mëngjes, u dëgjua zhurma e shpeshtë e dronëve që fluturonin sipër qytetit.

Izraeli ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë vendin që të qëndrojnë larg vendeve të lidhura me Hezbollahun, pasi ai zotohet të vazhdojë fushatën e tij kundër grupit, edhe pas vrasjes së liderit të tij, Hassan Nasrallah.

Pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer një tjetër sulm në Dahieh, imazhet tregonin një shtëllungë të madhe tymi që kishte mbuluar zonën.

Ka pikëpyetje të shumta sesi do të përgjigjet Hezbollahu ndaj këtyre sulmeve. Grupi ka ende një arsenal të frikshëm armësh, me raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur thellë brenda Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një fjalim drejtuar kombit të enjten për të dyfishuar pretendimet për mashtrim dhe ndërhyrje në votime, pohime që ai...
08:08 | 17/07/2026

Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil

Një sulm amerikan goditi aeroportin Iranshahr, në juglindje të Iranit, mëngjesin e së premtes, duke plagosur një person dhe duke shkaktuar dëme në instalimet elektrike...
07:17 | 17/07/2026

Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zemëruar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas kritikave të këtij të fundit ndaj propozimit për shitjen e avionëve luftarakë...
07:11 | 17/07/2026