Izraeli: Nuk do të ketë energji, ujë apo karburant në Gaza, derisa…
Izraeli ka bërë me dije se nuk do të lejojë koridoret humanitare për daljen e civilëve nga Gaza, derisa të gjithë pengjet e marra nga Hamasi të lirohen.
Vendimi vejen në një kohë kritike për Gazan, mes shqetësimeve në rritje për pakësimin e furnizimeve me ujë, ushqim dhe karburant pas natës së pestë të bombardimeve.
Ministri i Energjisë, Israel Katz, shkroi në mediat sociale se asnjë “çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë furnizus me ujë nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të kalojë në kufi” derisa “të rrëmbyerit” të lirohen.
Izraeli po përgatitet të nisë një pushtim tokësor në përgjigje të masakrave të përgjakshme të kryera në 20 komunitete izraelite nga grupi islamik palestinez Hamas fundjavën e kaluar, gjatë së cilës u kapën gjithashtu dhjetëra pengje.
Sulmet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit vranë 33 persona brenda dy orëve gjatë natës të së enjtes, sipas reporterit lokal të Al Jazeera, duke e çuar numrin e të vdekurve në Gaza në 1,200.
Sipas raportit, që nga fillimi i luftimeve, gjashtë lagje në Gaza janë shkatërruar. Tetëmbëdhjetë objekte të kujdesit shëndetësor dhe 20 ambulanca janë prekur dhe 11 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Mediat palestineze thanë se nga bombardimet ishte vrarë vëllai i Mohammed Deif, komandantit ushtarak të Hamasit, si dhe një komandant i lartë nga Xhihadi Islamik Palestinez.
Ndërkohë që në Izrael, numri i të vdekurve është rritur në 1200.
LEXONI GJITHAHSTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë