Izraeli paralajmëron grupin libanez: Nëse do ketë terrorizëm, nuk do ketë Hezbollah
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke shtuar se durimi i Izraelit ndaj “terroristëve” që e kërcënojnë është shteruar.
Në një postim në X, Katz ka thënë se Hezbollahu do të zhduket nëse organizata terroriste nga Libani sulmon Izraelin në mbështetje të Iranit.
“Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut nuk po nxjerr mësim nga paraardhësit e tij dhe po kërcënon të veprojë kundër Izraelit në përputhje me urdhrat e diktatorit iranian. Unë sugjeroj që përfaqësuesi libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se Izraeli e ka humbur durimin me terroristët që e kërcënojnë. Nëse do të ketë terrorizëm, nuk do të ketë Hezbollah”, shkruan Katz.
Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.
Kreu i Hezbollahut, Naim Qassemi, tha një ditë më parë se grupi libanez do të veprojë si ta vlerësojë, në dritë të asaj që e quajti “agresion brutal izraelito-amerikan” kundër Iranit.
Në një deklaratë tjetër të bërë javën e kaluar, Hezbollahu nuk bëri ndonjë zotim të qartë lidhur me bashkimin me Iranin në konfliktin kundër Izraelit.
Ky grup libanez bën pjesë në të ashtuquajturin “Bosht i Rezistencës” – një rrjet i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit, ku përfshihen grupe milicie, por edhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Hezbollahu dhe Izraeli zhvilluan një luftë njëvjeçare, që përfundoi me një armëpushim të arritur në nëntor të vitit të kaluar. Por, pavarësisht armëpushimit, Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban.
LEXONI GJITHASHTU:
Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur
“Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
- 18:21 Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 18:18 Santi Cazorla pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare
- 17:59 Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur
- 17:52 “Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës
- 17:52 Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë