Izraeli përshkallëzon bombardimet ndaj Rripit të Gazës

24 Tetor 2023 | 20:45

Izraeli ka përshkallëzuar bombardimet ndaj objektivave të tij në Rripin e Gazës përpara një ofensive tokësore të pritshme kundër militantëve të Hamasit. Luftimet po rrisin me shpejtësi numrin e të vdekurve në Gazë dhe Shtetet e Bashkuara druhen se këto zhvillimeve mund të nxisin një konflikt më të gjerë në rajon.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën më shumë se 700 persona si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se gati dy të tretat e objekteve shëndetësore të Gazës janë jashtë funksionit.

Që kur Izraeli izoloi territorin pas sulmit të Hamasit ndaj qyteteve izraelite më 7 tetor, banorët e këtij rajoni po përballen me mungesa të mëdha në ushqime, ujë dhe ilaçe.

OKB-ja paralajmëroi se shpërndarja e ndihmave mund të ndalet nëse nuk do të ketë karburant për kamionët. Autokolonat me ndihma që janë lejuar të hyjnë në Gazë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të nevojave.

Luftimet, hynë në ditën e 18-të të tyre, ato janë nga më të përgjakshmet për të dyja palët, krahasuar me pesë luftra të zhvilluara në Gazë.

Që nga fillimi i konfliktit sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, janë vrarë të paktën 5,791 palestinezë dhe 16,297 janë plagosur.

Ndërkohë autoritetet izraelite kanë konfirmuar më shumë se 1,400 persona të vrarë në Izrael, kryesisht civilë, të cilët humbën jetën pas sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor. Po kështu besohet se numri personave të marrë peng nga grupi i militantëve, ditën e parë të sulmit të tyre ishte 222, mes tyre edhe shtetas të huaj. Deri tani janë liruar katër pengje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026