Seanca për Berishën, flet avokati: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares

24 Tetor 2023 | 16:54

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ai u shpreh se kjo kërkesë është depozituar.

“Kemi depozituar një kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Gjykimi është ndërprerë për t’u shqyrtuar kjo kërkesë sepse ju e dini se pas kërkesës për përjashtim gjyqtarët nuk mund të vazhdojnë më seancën e gjykimit dhe po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim të saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, për një mbrojtje efektive, kështu që ne do të presim njëherë vendimin e gjykatës dhe pastaj edhe procesin me njohjen, por do të jemi në kontakt,” – u shpreh Gjokutaj.

Avokati tha se janë autorizuar nga Berisha dhe gjykata e ka pranuar këtë autorizim për të vijuar gjykimin në prezencë të mbrojtjes.

Më herët në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të shkojë në gjykatë sa herë që të thirret nëse hiqet masa e sigurisë, sipas tij, antikushtetuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026