Berisha zgjidhet lojtari i ndeshjes/ Empoli fiton ndaj Fiorentinës
Lojtarët e kombëtares shqiptare po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, mes tyre dhe portieri Etrit Berisha. Gardiani kuqezi ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike me Empolin, madje duke u shpallur lojtari më i mirë i 90 minutave.
Mbrëmjen e së hënës ekipi i tij mposhti Fiorentinën, duke u larguar përkohësisht nga zona e ftohtë. Caputo dhe Gyasi ishin autorët e golave në triumfin e Empolit, por nota 9 shkoi për portierin 34-vjeçari i cili vijon të shkëlqejë ndeshje pas ndeshje.
Kujtojmë se dhe në përballjen ndaj Çekisë ishte lojtari më i vlerësuar në formacionin e Sylvinhos. Të hënën në mbrëmje u zhvillua dhe ndeshja përmbyllëse e javës së 9-të në premier leaguen angleze. Tottenham u rikthye në krye të tabelës së klasifikimit, me fitoren e marrë ndaj Fulham.
Ekipi i udhëhequr nga Postekoglu zhvilloi një tjetër paraqitje pozitive, ndërsa golat u shënuan nga Son dhe Maddison. Në 9 ndeshje të luajtura, ekipi londinez ka 7 fitore dhe 2 barazime, e regjistron 23 pikë të grumbulluara.
Tottenham dhe Arsenal janë të vetmet ekipe në Premier League të cilat deri më tani nuk kanë pësuar asnjë humbje këtë sezon.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare