Izraeli raporton për sulme me dronë dhe raketa nga Jemeni
Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dron të lëshuar nga Jemeni më 3 janar. Ky ishte sulmi i fundit në serinë e sulmeve nga Jemeni që kanë pasur për shënjestër Izraelin në javët e fundit.
“Një raketë u lëshua nga Jemeni dhe kaloi në territorin izraelit. Raketa u rrëzua”, tha ushtria përmes një deklarate të publikuar në kanalin e saj në Telegram.
“Kemi pranuar një raportim sa i përket rënies së copëzave të raketës së rrëzuar në zonën Modi në Izraelin qendror dhe jemi duke verifikuar detajet e këtij raportimi”, shtoi ushtria.
Autoriteti i shërbimit të emergjencave në Izraeli tha se disa persona janë trajtuar për shkak të plagëve të marra apo për shkak se kanë përjetuar sulme paniku teksa kanë qenë duke shkuar nëpër strehimore pas aktivizimit të sirenave për sulme.
Disa orë më pas, ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një dron të lëshuar nga Jemeni.
Sipas ushtrisë, droni u rrëzua para se të hynte në territorin izraelit.
Të martën, Izraeli tha se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Jemeni.
Shumica e Jemenit kontrollohet nga rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani. Rebelët vazhdimisht kanë gjuajtur raketa dhe dronë drejt Izraelit, por edhe ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, në atë që ata e quajnë solidaritet me palestinezët në Gazë, në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Rebelët Huthi po ashtu kanë intensifikuar sulmet e tyre që nga nëntori i vitit të kaluar, kur u arrit një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja – në Liban.
Izraeli po ashtu ka sulmuar Jemenin në fund të dhjetorit, duke shënjestruar aeroportin ndërkombëtar në Sana.
LEXONI GJTHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia