Izraeli rrit trupat në kufi me Gazën, thirrje palestinezëve: Hamasi po ju përdor

25 Tetor 2023 | 15:22

Ushtria izraelite ka publikuar pamje të bombardimeve të pozicioneve të Hamas në Gaza. Në një deklaratë, zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse Izraelite ka akuzuar Iranin se ka asistuar luftën, duke stërvitur dhe furnizuar Hamasin me armatime dhe teknologji.

Zv.admiral Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi: “Njoftojmë popullsinë në Qytetin e Gazës dhe rrethina se Hamasi po ju përdor. Militantët po përdorin bodrumet e shtëpive tuaja, shkollave dhe spitaleve për t’u fshehur. Për sigurinë tuaj, mos i lejoni t’ju përdorin. Shkoni në jug”.

Trupat izraelite publikuan gjithashtu një video që tregonte ushtarë të dy batalioneve që përgatiteshin për “fazën e ardhshme të luftimeve”.

Videoja shoqërohej me titra që thoshin se batalionet po përgatiteshin për të hyrë në rrugë tokësore në enklavën palestineze.

Automjetet luftarake izraelite janë vendosur edhe pranë kufirit me Libanin, pasi shkëmbimi i zjarrit mes Hezbollahut dhe shtetit hebre vazhdon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së...
20:54 | 18/07/2026

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026