Izraeli shkarkon 2 oficerë pas vrasjes së punonjësve humanitar, hap rrugë për ndihma

5 Prill 2024 | 13:08

Ushtria izraelite tha të premten se ka shkarkuar dy oficerë dhe ka qortuar tre të tjerë për rolet e tyre në sulmet me dron në Gaza që vranë shtatë punonjës ndihmash në një mision të shpërndarjes së ushqimit, duke thënë se ata kishin keqpërdorur informacione kritike dhe kishin shkelur rregullat e angazhimit të ushtrisë.

Gjetjet e hetimit të një gjenerali në pension për vrasjet e së hënës shënuan një pranim të turpshëm nga Izraeli, i cili përballet me akuza në rritje nga aleatët kryesorë, përfshirë SHBA-në, se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur civilët e Gazës nga lufta e saj me Hamasin.

Dy rrugë të reja ndihme do të hapen

Tel Avivi tha se po ndërmerr hapa për të rritur fluksin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke përfshirë rihapjen e një kalimi kufitar kyç në Gazën veriore të goditur rëndë.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja e ardhshme e SHBA për luftën në Gaza varet nga ndërmarrja e më shumë veprimeve nga Izraeli për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës.

Zyra e Netanyahut tha se kalimi Erez, i cili për vite shërbeu si terminali i vetëm i pasagjerëve për lëvizjen e njerëzve brenda dhe jashtë Gazës, do të rihapet përkohësisht. Ai tha gjithashtu se Izraeli do të lejojë që porti i tij në Ashdod të përdoret për të përpunuar dërgesat e ndihmave për në Gaza dhe të lejojë dërgesat e shtuara të ndihmës jordaneze përmes një tjetër kalimi tokësor. Njoftimi nuk shtjellonte sasitë apo llojet e artikujve që do të futeshin.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, përshëndeti lëvizjet e Netanyahu, duke shtuar se plani “tani duhet të zbatohet plotësisht dhe me shpejtësi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit

Sulmet e reja ruse në Ukrainë kanë lënë të paktën 15 të vdekur, përfshirë 10 nga një sulm me raketa balistike në një ekspozitë pranë...
09:22 | 25/07/2026

Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)

Dhjetëra anije në një marinë në qytetin verior serb të Novi Sadit po lundronin në një llum të gjelbër, e vetmja gjë që mbeti pasi...
09:06 | 25/07/2026

Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore

Rumania është vënë në gatishmëri të lartë për shkak të luftës në Ukrainë, pasi një avion luftarak F-16 i forcave ajrore u ngrit për të...
09:00 | 25/07/2026