Izraeli sulm me dron në Liban, ekzekuton inxhinierin e rëndësishëm të Hezbollahut

23 Prill 2024 | 13:25

Një burim i afërt me Hezbollahun tha se një sulm izraelit Liban vrau një luftëtar të grupit militant të mbështetur nga Irani të martën, ndërsa ai po udhëtonte me një automjet, raportoi

Agjensia e Lajme AFP ka bërë me dije se një sulm izraelit brenda territorit të Libanit ka vrarë një eksponent të rëndësishëm të Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani.

Një gazetar i AFP bëri me dije se sulmi goditi zonën Abu al-Aswad pranë qytetit bregdetar të Tirit, rreth 35 kilometra nga kufiri me Izraelin.

Burime për AFP bëjnë me dije se luftëtari i vrarë ishte një inxhinier i lidhur me forcat e mbrojtjes ajrore të Hezbollahut.

Agjencia shtetërore e lajmeve kombëtare e Libanit tha se një dron izraelit kishte qëlluar mbi automjetin e inxhinierit duke e shkrumbuar plotësisht

Izraeli dhe Hezbollahu – një grup militant mysliman shiit libanez – shkëmbejnë sulme pothuajse të përditshme përtej kufirit, të cilat filluan me fillimin e luftës së Izraelit në Gaza pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026