Izraeli: Sulm nëse pengjet nuk lirohen brenda muajit të Ramazanit
Një anëtar i kabinetit të luftës në Izrael është zotuar për pushtimin e Rafahut nëse pengjet e mbetura izraelite nuk lirohen brenda muajit të shenjtë të Ramazanit.
I njoftuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu më herët gjatë muajit, plani i Izraelit për të pushtuar qytetin kufitar ka shkaktuar shqetësime në mbarë botën, përfshirë tek aleatët më të ngushtë të vendit.
Më shumë se gjysma e popullatës së Gazës është zhvendosur në Rafah, që ndodhet në kufi me Egjiptin, pasi forcat izraelite i urdhëruan të evakuoheshin atje.
Ndërkombëtarët druhen se Izraeli mund të përpiqet t’i shtyjë palestinezët drejt Egjiptit, gjë që shteti hebre e ka mohuar.
Megjithatë, të dielën, kryeministri Netanyahu shpërfilli thirrjet në rritje për të ndërprerë ofensivën, duke deklaruar se “do ta përfundojë punën e nisur në Gaza”.
Afati i muajit të Ramazanit u vendos nga gjenerali në pension Benny Gantz, pjesë e kabinetit izraelit të luftës, i përbërë nga tre anëtarë.
Ai është një zë influent, por fjala e fundit për atë që mund të bëhet nuk i takon atij. Deri më sot, qeveria izraelite nuk ka diskutuar publikisht një afat për një ofensivë tokësore në Rafah.
“Nëse brenda Ramazanit pengjet tona nuk janë kthyer në shtëpi, atëherë luftimet do të shtrihen në zonën e Rafahut”, deklaroi Gantz në një konferencë me kryetarët hebreo-amerikanë.
Ramazani pritet të nisë më 10 mars dhe historikisht ka qenë një periudhë e tensionuar në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë