English

Izraeli sulmon aeroportin kryesor në kryeqytetin e Jemenit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria izraelite ka thënë se e ka “çaktivizuar plotësisht” aeroportin kryesor të Jemenit në kryeqytetin Sanaa, i cili kontrollohet nga rebelët Huthi.

- Advertisement -

Sulmet e së martës shënjestruan tre aeroplanë civilë, sallën e nisjeve, pistën dhe një bazë ajrore ushtarake, thanë burime të shumta të aeroportit për agjencinë e lajmeve Reuters. Huthitët thanë se të paktën tre persona ishin vrarë dhe u zotuan se do të kundërpërgjigjeshin.

Sulmi vjen dy ditë pasi Huthit e mbështetur nga Irani qëlluan një raketë që ra pranë aeroportit kryesor të Izraelit, duke e detyruar atë të mbyllet për pak kohë.

Të hënën, Izraeli u përgjigj duke sulmuar qytetin portual të Jemenit, Hudaydah.

Izraeli ka nisur disa raunde sulmesh kundër rebelëve Huthi në Jemen, duke përfshirë shënjestrimin e një termocentrali dhe porteve në janar. Më parë kishte sulmuar aeroportin e Sanaas në dhjetor.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se sulmuan “pistat e fluturimit, avionët dhe infrastrukturën në aeroport”. Ata pretenduan se Huthit po e përdornin aeroportin për të “transferuar armë dhe operativë”.

IDF tha se goditi gjithashtu termocentralet në Sanaa, të cilat i përshkroi si “infrastrukturë të rëndësishme të furnizimit me energji elektrike” për Houthi-t, si dhe fabrikën e çimentos al-Imran në veri të qytetit.

Huthitët paralajmëruan se “agresioni izraelit nuk do të kalojë pa përgjigje dhe Jemeni nuk do të dekurajohet nga qëndrimi i tij në mbështetje të Gazës”. Sulmi i së hënës në Hudaydah përfshiu gjithashtu sulme në një fabrikë tjetër çimentoje.

Porti është i dyti më i madh në Detin e Kuq pas Adenit dhe është pika hyrëse për rreth 80% të importeve ushqimore të Jemenit. Të paktën katër persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të së hënës, thanë Huthitët.

Grupi fajësoi SHBA-në dhe Izraelin bashkërisht për sulmin, por një zyrtar i mbrojtjes amerikane i tha agjencisë së lajmeve AFP se forcat e tyre nuk morën pjesë.

Raketa e rebelëve Huthi e qëlluar drejt aeroportit Ben Gurion pranë Tel Avivit të dielën në mëngjes ra pranë një rruge hyrëse pranë terminalit kryesor. Gjashtë persona u plagosën, thanë shërbimet izraelite të emergjencës.

Pas sulmit, Huthitët thanë se do të vendosnin “një bllokadë gjithëpërfshirëse ajrore” ndaj Izraelit duke synuar aeroportet në përgjigje të planeve të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për hakmarrje kundër rebelëve Huthi për sulmin në aeroport, duke thënë: “Ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë edhe në të ardhmen”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?