Izraeli sulmon zyrat e OKB-së në Gaza, të paktën 8 të vdekur

24 Qershor 2024 | 18:16

Një sulm ajror izraelit ndaj një qendër ndihmash të OKB-së në Qytetin e Gazës vrau 8 persona të dielën. Rrjeti informativ “Al Jazeera” raportoi se shteti hebre goditi hyrjen kryesore të kompleksit, që përdorej për shpërndarjen e ndihmave përgjatë enklavës. Në momentin e sulmit, qindra persona strehoheshin brenda tij.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dyfishoi akuzat se aleati kryesor i vendit, Shtetet e Bashkuara, nuk po e furnizonte me armë, duke vënë në dukje se ka pasur një “rënie dramatike” në dërgimin e tyre, vetëm pak ditë pasi administrata Biden mohoi pretendimet e tij.

“Duke qenë se kjo situatë zgjat prej muajsh, vendosa të shprehem publikisht. Po e bëj këtë pas vitesh të tëra eksperiencë dhe duke e ditur se ky hap është jetik për të zhbllokuar situatën”, tha Netanyahu gjatë një takimi me kabinetin.

Ndërkohë, në Beit Lahiya, dy fëmijë të mitur vdiqën si pasojë e kequshqyerjes, duke e çuar bilancin e vdekjeve nga etja dhe uria në të paktën 31 persona.

Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se mbi 37 mijë e 550 persona ishin vrarë në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit, shumica e të cilëve fëmijë. Ndërkohë, rreth 86 mijë janë të plagosurit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026