Greqia kritikon Shkupin zyrtar: Po shkelni Marrëveshjen e Prespës…

24 Qershor 2024 | 17:48

Νjë ditë pas betimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut Ministri i Jashtëm grek, ka kritikuar ashpër përsëri Shkupin zyrtar para Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg .

“Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, udhëheqja shtetërore dhe politike e vendit vendosi sistematikisht dhe me këmbëngulje që të mos përdorë emrin kushtetues të saj në diskursin publik brenda vendit. Kjo përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon përdorimin e njëtrajtshëm të emrit Maqedonia e Veriut, brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë ai.

Gjatë betimit kryeministri i ri i vendit Hristian Mickotski sulmoi verbalisht ata që nënshkruan Marrëveshjen e Prespës , duke e paraqitur përdorimin e termit “Veri” si detyrim dhe turp.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026