Izraeli u bën thirrje qytetarëve: Largohuni urgjentisht nga Egjipti dhe Jordania

21 Tetor 2023 | 11:42

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania, tha Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit të shtunën, pasi tensionet rajonale janë rritur jashtëzakonisht shumë si pasojë e luftës në Gazë.

“Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit i ka rritur në nivelin e katërt [të kërcënimit] paralajmërimet për ata që udhëtojnë për Egjipt (përfshirë Sinai) dhe Jordani: kërkohet të mos udhëtohet drejt atyre vendeve dhe ata që ndodhen atje të largohen, sa më shpejt”, thuhet në komunikatën për media të Këshillit.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Izraeli i tërhoqi diplomatët e vet nga Turqia si masë parandaluese, pas një kërkesë të mëparshme përmes të cilës iu kërkoi qytetarëve po ashtu të largoheshin.

Këto thirrje vijnë në një kohë protestash të mëdha nëpër Lindjen e Mesme kundër bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Lufta u ndez pasi militantët e Hamasit e kryen një sulm të tërbuar në disa qytete jugore të Izraelit, ku ishin futur nga Rripi i Gazës, duke i marrë me vete rreth 200 pengje dhe duke i vrarë më shumë se 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelit.

Si pasojë, Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, si dhe e nisi një fushatë bombardimesh si kundërpërgjigje, duke i rrafshuar blloqet banesore në Gaza dhe duke i vrarë mbi 4.100 palestinezë, kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që udhëhiqet nga Hamasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980,...
17:09 | 26/06/2026

Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit

Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se po heq përkohësisht disa sanksione kundër Venezuelës në mënyrë që të ndihmojë pas tërmeteve shkatërruese....
16:47 | 26/06/2026

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti ndodhi në një...
16:45 | 26/06/2026