Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, palestinezët s’kanë ku të shkojnë

4 Dhjetor 2023 | 16:06

Ushtria e Izraelit i ka ripërtërirë thirrjet të hënën për evakuim masiv nga qyteti jugor i Rripit të Gazës, Kan Jounis, ku kanë kërkuar strehim dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur në javët e fundit.

Zgjerimi i ofensivës tokësore dhe bombardimeve, pas skadimit të një armëpushimi njëjavor, kanë për qëllim shkatërrimin e sunduesit të Gazës, Hamasit, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pas sulmit të tij në Izrael më 7 tetor, i cili e nxiti dhunën më vdekjeprurëse izraelito-palestineze në dekadat e fundit.

Kjo luftë i ka vrarë rreth 15.000 palestinezë tashmë dhe i ka zhvendosur tri të katërtat e popullsisë prej 2.3 milionë të këtij territori, të cilëve nuk po u mbetet ndonjë vend i sigurt për të shkuar.

Duket se Izraeli është për ngut për t’ia dhënë Hamasit goditjen përfundimtare, nëse kjo është e mundur, duke i ditur rrënjët e thella të këtij grupi në shoqërinë palestineze, para ndonjë armëpushimi të ri.

Sipas Radio Europa e Lirë, bombardimet kanë shndërruar shumicën e pjesës veriore të Gazës në një djerrinë të mbushur me gërmadha. Rreth 2 milionë njerëz janë zhvendosur tani në pjesën jugore të vendit, e cila ka një hapësirë prej vetëm 230 kilometrave katrorë.

Lufta e Izraelit tani është e përqendruar në jug të Gazës, prandaj ushtria e tij i përsëriti të hënën thirrjet për evakuim të madh, megjithëse nuk është e qartë se ku mund të shkojnë njerëzit tani.

Strehimoret janë të stërmbushura tashmë, ndërsa fqinjët Izraeli dhe Egjipti nuk duan të pranojnë palestinezë të Gazës në vendet e tyre.

Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë trysni Izraelit ta shmangë zhvendosjen masive të njerëzve dhe vrasjen e civilëve. Këtë mesazh e dha zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë një vizite në këtë rajon.

Ajo, po ashtu, tha se SHBA-ja nuk do të lejojë dëbimin e palestinezëve jashtë Gazës, apo në Bregun e uzurpuar Perëndimor, e as rivendosjen e kufijve të Gazës.

Megjithatë, prej sulmit të 7 tetorit, kur pjesëtarët e grupit radikal palestinez i vranë mbi 1.200 njerëz në Izrael, SHBA-ja është zotuar se do ta përkrahë fuqishëm Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026