A po ndryshon qëndrim SHBA për luftën në Gaza? Biden ‘mesazh’ të fortë Izraelit

29 Nëntor 2023 | 09:47

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka dhënë një mesazh Izraelit, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Biden ka thënë se të vazhdosh rrugën e “vrasjeve dhe luftës” do të ishte t’i jepte Hamasit atë që ata duan.

Në një postim në “X”, Biden tha: “Hamasi kreu një sulm terrorist sepse ata nuk kanë frikë asgjë më shumë se izraelitët dhe palestinezët që jetojnë krah për krah në paqe”.

“Të vazhdosh rrugën e terrorit, dhunës, vrasjeve dhe luftës është t’i japësh Hamasit atë që ata kërkojnë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë.”

Redaktori i Sky News për çështjet ndërkombëtare, Dominic Ëaghorn ka dhënë mendimin e tij për atë që ai e quan një “mesazh të formuluar në mënyrë pak konfuze”.

“Interpretimi im është se nuk është një mesazh për Izraelin që të mos kthehet në luftë, por sigurisht që është një zbutje e gjuhës në Shtëpinë e Bardhë që kemi parë të shfaqet ditët e fundit,” thotë ai.

Zyrtarët në SHBA thonë se Izraelit i është thënë se nuk mund të zbatojë në jug të Gazës metodat e luftimit të përdorura në veri.

Izraeli është paralajmëruar se nuk duhet të shkaktojë zhvendosje masive të palestinezëve në jug dhe duhet të jetë i kujdesshëm rreth zonave humanitare, thotë Ëaghorn.

“Do të jetë interesante të shihet se çfarë prodhon diplomacia prapa skenave, por në radhë të parë është një përpjekje për të zgjatur armëpushimin përtej mbrëmjes së sotme.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026