Izraeli vret liderin e dytë islamik palestinez gjatë bombardimeve në Gaza
Izraeli ka vrarë një tjetër drejtues të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa numri i viktimave si pasojë e bombardimeve në Gaza arriti të dielën në 29 persona.
Bëhet fjalë për Khaled Mansour, një lider ushtarak, i cili mbeti i vrarë në lokalitetin e Rafahut, në jug të Gazës.
Autoritetet lokale në territorin e qeverisur nga lëvizja islamike e Hamasit deklaruan se të paktën 6 fëmijë ishin mes personave të vrarë që nga nisja e të ashtuquajturit “agresioni izraelit” ditën e premte, që ka lënë gjithashtu mbi 200 persona të plagosur.
Por Izraeli reagoi duke thënë se kishte prova të pakontestueshme se një sulm i gabuar me raketa nga militantët e Xhihadist Islamik kishte qenë përgjegjës për vdekjen e fëmijëve në Xhabalia, në veri të Gazës, ditën e shtunë.
Zëdhënësi i qeverisë së shtetit hebre tha se raketat e qëlluara nga rebelët në Gaza drejt Izraelit kishin dështuar të arrinin objektivin.
Ende nuk është e qartë se sa fëmijë mbetën të vrarë në Xhabalia, por një fotograf i agjencisë së lajmeve “AFP” deklaroi se kishte parë 6 trupa të pajetë në një spital, përfshirë 3 të mitur.
Ndërkohë, gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, kryeministri izraelit Yair Lapid mbajti një mbledhje të kabinetit të tij.
Ushtria izraelite paralajmëroi se operacionet ajrore kundër militantëve në Gaza mund të zgjasin një javë, pasi shkëmbimi i zjarrit po vazhdon, në atë që konsiderohet si përshkallëzimi më i rëndë që prej vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit