“Jam i lumtur”- Intervista e fundit e Kadarasë për Euronews Albania

1 Korrik 2024 | 10:31

Këtë të hënë 1 korrik 2024 u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare.

Në një intervistë për Euronews Albania, në muajin mars të këtij të viti, Kadare, u pyet pedagogia Elsa Skënderi Rakipllari se si ndihet që libri i tij, “Kur Sunduesit Grinden” u shpall kandidat për çmimin “The Booker 2024”.

Kadare në përgjigjen e tij u shpreh se kandidimi i librit të tij për “The Booker 2024”, i bën nder gjuhës dhe vendit nga përkthehet, ndaj ai ishte i gëzuar për këtë fakt.

“Gëzim, nuk ka fjalë tjetër! Nuk ka fjalë tjetër, çdo autor e mirëpret një vlerësim të tillë. Është një rol i rëndësishëm i çdo vepre i çdo shkrimtari në çdo gjuhë të botës. I bën nder shkrimtarit, gjuhës, vendit nga përkthehet. Çdo njohje e re në çdo gjuhë ndihmon edhe gjuhët e tjera që ta marrin e ta afrojnë një autor”,-tha Kadare për Euronews Albania.

Libri i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, solli një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.

Kadare u shua këtë të hënë në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një pasuri letrare që i bën nder kombit shqiptar dhe e rendit atë ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026