“Jam ulur me Bashën”- Kokalari zbulon planet për 2025-ën: Fushatë qytet më qytet

9 Tetor 2023 | 15:48

Themeluesja e Lëvizjes Konservatore, Evi Kokalari, ka zbuluar detaje nga e ardhmja e forcës politike që ajo përfaqëson. E ftuar në Euronews Albania, Kokalari, tha s epër momentin po punon për organizimin e bazës së partisë në Shqipëri dhe Amerikë me qëllim që të konkurrojnë në zgjedhjet e vitit 2025.

Ajo bëri me dije se është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe la të hapur mundësinë e një koalicioni me të në zgjedhjet e ardhshme.

Kokalari theksoi se ajo do të zbresë në terren dhe do t’u flasë njerëzve realitetin e klasës së vjetër politike dhe mënyrën si mund të ndryshohet sistemi dhe pastrohet korrupsioni.

“Unë jam ulur me Bashën, por fokusi im nuk do jetë vetëm Basha, do të jetë një koalicion i mundshëm. Fokusi im tani do të jetë lëvizja ime, duke përfshirë diasporën. Do të shkojmë në Amerikë tani dhe aty kemi një konferencë me diaspoorën, pasi kemi ngritur shumë grupe pune, njerëz që janë të djathtë dhe që kanë goxha taban për të kristalizuar këtë që po bëjmë ne. Pastaj shkojmë dhe bëjmë koalicion. Ne po ngremë bazën tonë në Amerikë dhe në Shqipëri, kjo ishte ideja e lëvizjes sonë. Me Bashën do ulem prapë. Ai po organizon degët në rrethe dhe mund t’i marrë tre-katër muaj kohë, mua mund të më marrë pak më shumë kohë. Dëshira ime është të kthehem vitin tjetër dhe të fillojë një fushatë nga qyteti në qytet dhe t’u flasë njerëzve si di unë të flasë. Është ndryshe të flasësh në televizor, ndryshe të flasësh nga foltoret e Berishës dhe është ndryshe të ulesh me njerëzit dhe të flasësh nëpër qytete.

Janë gjëra që njerëzit nuk i kanë dëgjuar nga unë, çfarë do bëj po ishim në qeveri, si pastrohet korrupsioni, si ndryshohet sistemi, si shkatërrohet sistemi, si ndalohen gjobat ndaj bizneseve private dhe sistemit të drejtësisë, Asnjë nuk mund t’i flasë këto gjëra si unë, pasi unë nuk jam pjesë e sistemit dhe ata që janë të rinj janë kapur nga sistemi”, tha Kokalari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026