“Janë 7 godina të ndërtuara me të njëjtin material”, Duleviç: Çfarë do ndodhë me ato?

15 Prill 2026 | 22:00

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zjarrin e rënë të martën në një pallat tek farmacia 10 në Tiranë. Duleviç gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk është zbatuar asnjë rregull i sigurimit teknik që në momentin e projektimit.

Sipas tij zjarri u përhap për shkak të fasadës dhe mungesës së elementëve të duhur. Ai ndër të tjera tha se nga pamjet që ka parë e përjashton pjesën e zjarrëvënies së qëllimshme.

“Këto fasada shpesh herë shërbejnë ose përdoren dhe nga bizneset pasi është ndërtuar edhe pallati edhe për të kaluar linjat elektrike të reklamave dhe tubave të kondicionimit. Pra që është e paligjshme dhe shpesh herë përdorin, le të themi, materialet jo të duhura që mund të shkaktojnë shkëndi elektrike.

Sepse po ta shikosh aty ka marrë si kollon. Janë shtatë godina aty me të njëjtin material, ne të gjithë biem dakort që ai materiali është, le të themi, jo i duhuri sepse e pamë, merr flakë shpejt me sekonda e shkrumbon komplet.

Ky pallati këtu, kjo godina këtu është thënë që do rindërtohet. Po janë dhe ato godinat e tjera që janë të banuara. Ato godinat që janë, do i hiqet ai materiali që është i rrezikshëm? Se nesër një person i papërgjegjshëm mund të vejë t’i vëri flakën ose një shkëndijë elektrike se ka dhe qytetarë aty që i kanë tjetërsuar ambientet.

Pra ato janë projektuar një pjesë për apartamente. Plani elektrik është llogaritur për apartament dhe i japin me qera për biznese. Pra ndryshojnë tipologjinë e ambientit. Pra si i jepet kjo leja? Kush e miraton atë biznesin atje?”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026