“Janë bërë gati qelitë”- Papa: Trump mund të dënohet të pastrojë rrugët e Manhattan

1 Qershor 2024 | 20:26

Gazetari Robert Papa është shprehur se gjyqi ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është i motivuar politikisht.

Komentet Papa i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se teknikisht Trump edhe mund të burgoset, pasi sipas tij, janë bërë gati qelitë.

Papa tha se nëse nuk do të burgoset, ka edhe një vendim tjetër që mund të jepet ndaj Trump, i cili sipas tij nëse do të jepej do të ishte fenomenal. Sipas Papës ky dënim është që ish-Presidenti të pastronte rrugët e Manhattanit.

Ai tha gjithashtu se nga ana proceduriale gjyqi ndaj Trump është më i dobëti që është zhvilluar ndonjëherë ndaj tij.

“Gjyqi është i motivuar politikisht padiskutim. Prokurori i Manhattanit është i zgjedhur me votë, i sponsorizuar nga Soros. Një vit më parë të majtë amerikanë donin që Trump ta hiqnin nga fushata zgjedhore. 34 akuzat janë akuza për krim federal, kur Departamenti i Drejtësisë nuk e ka marrë si çështje, as gjykata jugore e Nju Jork.

Ky është gjyqi më i dobët ndaj Trump nga ana juridike. Procedurat që ai ka bërë mund të bëjnë që Trump të fitojë në apel sepse ka disa shkelje. Teknikisht edhe mund të burgoset, sepse janë bërë gati qelitë këtu në Raiken Island këtu.

Nëse dënohet më shumë se një vit burg dënohet në Absteit. Por për dikë tjetër kjo nuk do të ndodhte kurrë. Mund të ishte edhe diçka fenomenale që do të ishte fenomenale, që të jepej një dënim që Trump të pastronte rrugët e Manhattanit”, tha Papa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026