“Janë këputur edhe koka”- Zheji: SPAK nuk është Zoti, pse kjo është kërcënuese

9 Shkurt 2024 | 21:36

Analisti Artur Zheji është shprehur se SPAK nuk duhet të shihet si Zoti mbi tokë.

Komentet Zheji i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se fetishizimi i drejtësisë është i rrezikshëm.

Ai shtoi gjithashtu se drejtësia duhet të jetë e ftohtë dhe jo pasionale dhe për këtë mori si shembull se si në të shkuarën, në emër të drejtësisë janë bërë shumë padrejtësi, madje edhe me prerje kokash.

Po ashtu, veçse rrezikohet nga lavdet, sipas tij SPAK rrezikohet edhe nga ata që e sulmojnë duke e cilësuar si një organizatë kriminale.

“Unë mendoj se dy krahët e një pasioni e rrezikojnë dhe kërcënojnë SPAK që në stadin e vetë foshnjor. Ai që thotë që është një bandë kriminale dhe ai që e bën zëdhënësin e Zotit mbi tokë, siç tha Vangjeli.

Kjo është kërcënuese sepse fetishizimi i drejtësisë bëhet në civilizime primitive. Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe jo pasionale. SPAK të vërë drejtësi me kujdes, sepse një fije e ndan drejtësinë nga padrejtësia.

Njerëzimi ka bërë eksperimente kur padrejtësia është bërë mullar, kanë këputur edhe koka. Edhe prokurorët e komunizmit që njohim ne, në emër të popullit jepnin drejtësi dhe disa herë kanë dhënë edhe vendime të drejta, pastaj në emër të vendimeve të drejta dhe popullore, kanë bërë padrejtësi permanente”, tha Zheji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025