“Qeveria i delegon punët në SPAK”, Dervishi: Kemi bazuar pritshmëritë në 9 persona
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se shqiptarët i kanë bazuar pritshmëritë e tyre te trupa prej 9 personash që heton korrupsionin në SPAK.
Komentet Dervishi i bëri në emisionin Barometri në Euronews Albania, ku tha se edhe vetë qeveria i delegon punët e veta në SPAK.
Ai shtoi se është gjë e mirë besimi që SPAK ka marrë, por shtoi se mund të ketë edhe anë negative, pasi sipas tij, sprova e SPAK do të jetë në dyert e gjykatës.
“Gjatë këtij 10-vjeçari kanë ndodhur zhvillime teknologjike në rrjetet sociale dhe kthimi i një pjese të medias në agjeci shantazhi ose propagande. Mendoj që besimi te media 17.8 % besoj se është i lartë, sepse ose ke shantazhe, ose propagandë, ose copy paste. Rritja e SPAK ka të bëjë me çështjet e fundit. Rezultat i vëmendjes shproporcionale që ne i kushtojmë SPAK.
Janë të paktën 10 institucione të reja të drejtësisë, por vëmendja përqëndrohet te SPAK. Qeveria një pjesë të punëve të veta ia ka deleguar SPAK. Në një kohë që ka një sërë institucionesh të tjera. Kemi 300 e ca prokurorë të tjerë e pranë themi që kemi SPAK. SPAK është një trup me 18 prokurorë, 9 që merren me terrorizmin dhe krimin e organizuar dhe 9 me korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Te kjo 9-she kemi ngritur gjithë pritshmëritë. Vetë politikanët i thonë njëri-tjetrit do shkosh në SPAK. Edhe organizatat kriminale në SPAK. Kjo pritshmëri e madhe dhe marrja me dosjet e mëdha ka rritur pritshmëritë për SPAK që është positive, por mund të jetë edhe negative sepse sprova e SPAK do të jetë në dyert e gjykatës”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4