“Rrokullisje dramatike”, Kikia: SPAK guxoi të fuste në burg ‘të paprekshëm’

9 Shkurt 2024 | 20:33

Analisti Mentor Kikia është shprehur se SPAK ka fituar besimin e qytetarëve, pas guximit për të futur në burg persona që më parë as që mendohej se mund të prekeshin.

Komentet Kikia i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews, ku tha se qytetarët shohin te SPAK një çengel ku të mund të varin shpresën.

Ai tha gjithashtu se ka një rrokullisje dramatike te institucionet më të besueshme të shqiptarëve, pasi sipas tij, edhe mediat që dikur kanë qenë në krye, sot e kanë humbur besimin.

“Perceptimi i publikut në raport me SPAK është një histori më vete, ndërsa besueshmëria e qytetarëve në raport me institucionet vendase apo të huaja, është një histori më vete. Fakti që shqiptarët rendisin Ambasadën e SHBA të parën si institucionin më të besueshëm, është padyshim e paprecedentë, por nuk është risi.

Nëse do bisedosh me zyrtarët e ambasadës do të mësosh se më shumë dosje të qytetarëve lidhur me problematikat që kanë, më shumë i drejtohen Ambasadës, sesa institucioneve në Shqipëri. Çështja e SPAK është një histori më vete, sepse në fund, nëse heqim ambasadat, SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri.

Dhe kjo ndodh sepse shqiptarët duan të kenë një çengel ku ta varin shpresën. Pasi nuk besojnë te parlamenti, te qeveria, një rrokullisje dramatike edhe nga hakorja e medias. Më para kemi qenë të parët. SPAK ishte institucioni që me lindjen apo suportin ndërkombëtar, me startin, me guximin për të futur në burg njerëz që deri dje as që mendohej se mund të prekeshin, rriti shpresën e shqiptarëve dhe besueshmërinë e tyre”, tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026