SPAK kërkon që Jamarbër Malltezi të kthehet në burg, kur pritet të mbahet seanca

9 Shkurt 2024 | 12:26

Gjykata e Lartë ka vendosur që më 5 mars rë zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Malltezi u lirua nga qelia me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të GJKKO Ilirjana Olldashi.

Ndërkohë SPAK depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në të njëjtën datë, më 5 mars në orën 12:30 shqyrtohet edhe rekursi i ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës ‘Detyrim Paraqitje’ që u caktua ndaj tij fillimisht.

Berisha prej datës 30 dhjetor mbahet i izoluar në banesë për shkak se SPAK i kërkoi Gjykatës ashpërsim të masës pasi nuk respektoi vendimin e parë të Gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026