Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë, 32-vjeçari pjesë e 1 grupi kriminal

9 Shkurt 2024 | 10:37

Është arrestuar në Shkodër një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas njoftimit të policisë 32-vjeçari me inicialet Sh.Xh., është me me precedent tejet të theksuar kriminal ai është i kërkuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021, futi sende të kundërligjshme në IEVP Shënkoll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operacionale, konspiracionit të plotë, koordinimit të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor i koduar “Historiku”.

Operacioni rezultoi me lokalizimin në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026