“Janë në hall”, Spartak Ngjela tregon arsyet e përplasjes Rama-Meta
Për avokatin Spartak Ngjela ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i cili kaloi në Kuvend pak ditë më parë nuk krijon garë për të prodhuar lidershipin e duhur në parlamentin e ardhshëm. Gjatë një interviste në “Ilva Now”, ai tha se ky model nuk përdoret në perëndim dhe as në vendet, të cilat kanë një demokraci solide.
“Këtu nuk ka betejë legale për konkurrim në liderishipin e parlamentit. Nuk njeh fytyrën, Kështu është në perëndim, kështu është në Angli?”, tha ai.
Më tej ai komentoi debatin mes kryeministrit dhe presidentit Meta në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Ai tha se retorika e tyre ka thjesht karakter politik, ndërsa shtoi se ata ndihen në “hall” në lidhje me reformën në drejtësi.
“Unë nuk i shoh ata fare, janë politikë. Janë në hall. Halli u konstatohet, Rama është për reformën. Këtë nuk e prisnin që ky ta bënte, Rama po e bën reformën. Unë i kam thënë po nuk bërë reformën në drejtësi, rrëzohet! Të rrëzon Zeusi”, tha ai.
Avokati në fund përshëndeti modelin e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve pwr zgjedhjet e 25 prillit.
“Opozita bëri një lojë shumë të mirë. Futi sistemin amerikan në zgjedhjen e kandidatëve, Ajo është e mirë, ashtu do bëjnë të gjithë. Ata (PS) nuk e bëjnë dot. Ata e bënë me votim. Të kuptohemi, ajo nuk mund të jetë shumë e zgjeruar dhe ka ngërçe brenda, por unë e miratova”
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:57 Irani: Nuk ka bisedime teknike me SHBA-në këtë javë në Doha
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar