Japonia bën paralajmërimin e fortë për tarifat: Mund të përmbysin rendin ekonomik
Kryeministri japonez Shigeru Ishiba ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me pasojat e mundshme të tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se këto masa mund të dëmtojnë rëndë, ose madje të përmbysin, rendin ekonomik global. Ai bëri këto komente gjatë një fjalimi në parlamentin japonez. Ky është paralajmërimi më i fortë i Japonisë për pasojat negative të politikave tregtare të Presidentit Donald Trump.
Ishiba shpjegoi se, Japonia është e shqetësuar për këto veprime të SHBA-së, dhe shtoi se vendi do të vazhdojë të kërkojë gjetjen e një gjuhe të përbashkët me Uashingtonin. Kryeministri tha se është e rëndësishme që dy vendet të mbajnë një bashkëpunim të ngushtë, jo vetëm në fushën e tregtisë, por edhe në çështjet e sigurisë kombëtare dhe rajonale.
“Në negociatat me SHBA-në, ne duhet të kuptojmë se çfarë fshihet pas argumenteve të Presidentit Trump, si nga aspekti logjik, ashtu edhe nga ai emocional. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për faktin se ajo që ka ndodhur deri më tani ka potencialin të shkaktojë përçarje në rendin ekonomik global,” tha Ishiba.
Kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria japoneze nuk po shqyrton mundësinë e një buxheti suplementar për momentin, por është e gatshme të veprojë menjëherë për të lehtësuar ndikimin negativ të tarifave shtesë të SHBA-së mbi ekonominë japoneze. Komentet e tij vijnë vetëm pak orë para fillimit të bisedimeve dypalëshe tregtare, ku tema kryesore pritet të jenë tarifa si dhe çështjet që lidhen me kursin e këmbimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës