Japonia ekzekuton ‘vrasësin e Twitterit’ që i mori jetën 9 personave

27 Qershor 2025 | 09:51

Takahiro Shiraishi, i njohur si “Vrasësi i Twitterit”, u ekzekutua sot pasi u dënua me vdekje në vitin 2020 për vrasjen e nëntë personave në vitin 2017.

Ekzekutimi i tij përfaqëson zbatimin e parë të dënimit me vdekje në Japoni në pothuajse tre vjet, shkruan Sky News.

Në vitin 2017, Shiraishi vrau nëntë persona, shumica prej tyre gra, përfshirë vajza adoleshente, me të cilat kishte kontaktuar më parë përmes rrjetit social “Twitter”, duke u ofruar atyre ndihmë në realizimin e qëllimeve të tyre vetëvrasëse.

Përveç kësaj, ai përdhunoi dhe vrau viktimat në apartamentin e tij pranë Tokios. Ai vrau gjithashtu të dashurin e njërës prej viktimave për ta penguar atë të fliste për krimet e tij.

Policia e arrestoi atë pasi gjeti trupat e tetë grave dhe një burri në frigoriferin e tij.

Ekzekutimi vjen në një kohë kur ka gjithnjë e më shumë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në Japoni, veçanërisht pas lirimit nga burgu të Ivo Hakamadës, të burgosurit me dënimin më të gjatë në vend, i cili u lirua vitin e kaluar pas 56 vitesh në pritje të vdekjes për manipulim të provave.

Ministri i Drejtësisë Keisuke Suzuki tha se mori vendimin për të ekzekutuar Shiraishi pas një analize të plotë, duke theksuar se krimet e tij kishin shkaktuar “tronditje dhe trazira të mëdha” në shoqërinë japoneze.

“Nuk është e përshtatshme të hiqet dënimi me vdekje ndërsa vazhdojnë të ndodhin krime të tilla të dhunshme”, tha Suzuki.

Aktualisht në Japoni ka 105 të burgosur në pritje të dënimit me vdekje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026