Japonia furnizon BE-në me gaz pas shqetësimit nga reagimi rus

9 Shkurt 2022 | 21:09

Japonia ka vendosur të dërgojë ngarkesa me gaz të lëngshëm në Evropë si përgjigje ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, të cilat i druhen reagimit të Rusisë që ka mbledhur trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas ministrit japonez të Tregtisë, ngarkesat e para pritet të mbërrijnë muajin e ardhshëm.

“Japonia ka siguruar mjaftueshëm gaz për t’iu përgjigjur nevojave të brendshme. Dhe ndërsa situata ndërkombëtare tensionohet për shkak të Ukrainës, ne duhet të vendosemi në të njëjtën linjë me vendet e G7-s; sidomos me ato që ndajnë të njëjtat vlera si Japonia”, tha Koichi Hagiuda, ministër i Tregtisë në Japoni.

SHBA dhe aleatët evropianë kanë paralajmëruar sanksione ekonomike dhe politike nëse Rusia pushton Ukrainën, por nga ana tjetër shqetësohen nga mundësia që Rusia të ndërpresë furnizimet me gaz ndaj Evropës në mes të dimrit.

Të paktën 40 për qind të gazit natyral që BE importon dhe thuajse një e treta e naftës vijnë nga Rusia.

“Sot, ambienti ynë karakterizohet nga turbolencë gjeopolitike në kontekstin e krizës së Rusisë dhe Ukrainës dhe çështjeve të energjisë që janë thelbi i kësaj krize, pasi Moska nuk heziton t’i përdorë furnizimet me energji si mjet për përfitime gjeopolitike”, u shpreh Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme.

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të hënën, gjatë takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz se do të mbyllë gazsjellësin “Rrjedha e Veriut 2”, që nga Rusia shkon në Gjermani, nëse Moska ndërmerr një operacion ushtarak ndaj Ukrainës.

Nga ana e tij, Scholz nuk u tregua shumë i qartë, duke thënë vetëm se ishte i bashkuar me Biden.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane

Pas një përshkallëzimi midis SHBA-së dhe Iranit që kërcënoi të anulonte marrëveshjen e armëpushimit, dy burime izraelite për CNN thonë se administrata Trump nuk dëshiron...
14:49 | 10/07/2026

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e cilëson si rritje të ekstremizmit...
13:31 | 10/07/2026

Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage

Policia britanike po heton të paktën 500,000 £ në donacione për partinë populiste Reform UK të Nigel Farage, të bëra nga nëna e një aleati...
13:30 | 10/07/2026