Japonia njofton për shkëputje graduale nga nafta ruse
Japonia po planifikon të reduktojë varësinë e saj nga importet e naftës nga Rusia.
Ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Koichi Hagiuda tha se varësia nga burimet ruse të energjisë do reduktohen në një moment të dytë për dëmtimin e tregtisë së naftës me këtë vend.
“Tani nuk mund të refuzojmë importin e naftës ruse, por jemi të gatshëm të braktisim gradualisht varësinë nga burimet ruse të energjisë, duke gjetur burime alternative të furnizimit”, tha Hagiuda.
Kryeministri Fumio Kishida, kishte folur më herët për dëshirën e Japonisë për t’iu bashkuar vendeve të tjera të G7 në vendimin e tyre për të ndaluar importet e naftës ruse.
Hagiuda konfirmoi se qeveria japoneze do të njoftojë detaje rreth afateve kohore dhe hapat e nevojshme për të reduktuar furnizimet me energji nga Rusia, raporton agjensia Anadolu.
Muajin e kaluar, Japonia njoftoi planet për të hequr gradualisht importet e saj të qymyrit nga Rusia, ndërsa kërkon furnizues të tjerë mes sanksioneve në rritje ndaj Moskës.
Japonia varet nga importet për pothuajse të gjitha burimet e saj energjetike, pavarësisht se është konsumatori i pestë më i madh i energjisë në mbarë botën. Rreth 3 për qind e importeve totale të naftës së Japonisë vijnë nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës