Japonia vendos sanksione të reja ndaj 80 organizatave të Rusisë

26 Maj 2023 | 08:56

Japonia do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë pasi samiti i Grupit të Shtatë, që vendi priti javën e kaluar, ra dakord për të rritur masat për të ndëshkuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, tha të premten kryesekretari i kabinetit të kryeministrit japonez Hirokazu Matsuno.

Të enjten, Matsuno, zëdhënësi kryesor i qeverisë së Tokios, kritikoi veprimin e fundit të Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke deklaruar se do të përshkallëzonte edhe më tej situatën rreth pushtimit të Ukrainës.

“Si i vetmi vend që ka pësuar bombardime bërthamore gjatë kohës së luftës, Japonia nuk e pranon kurrë kërcënimin bërthamor të Rusisë, e lëre më përdorimin e tij”, tha Matsuno në një konferencë të rregullt për shtyp.

Udhëheqësit e G7, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën, javën e kaluar treguan vendosmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën me ndihma ushtarake shtesë dhe sanksione ndaj Rusisë, në samitin vjetor të mbajtur në Hiroshimë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026