Gruaja vdes pasi hëngri çokollatat me helm që i mori si dhuratë

26 Maj 2023 | 08:08

Një grua ka vdekur pasi ka ngrënë ‘çokollata të helmuara’ që ka marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të 54-të.

Lindaci Viegas Batista u rrëzua në agoni pasi provoi ëmbëlsirat teksa doli nga një sallon bukurie në Brazil. Familja e saj tha se ajo kishte marrë një numër telefonatash dhe mesazhesh kërcënuese përpara se t’i përgjigjej një telefonate ‘të dyshimtë’ nga një korrier me një paketim dhurate më 20 maj.

Në fillim ajo nuk pranoi të hante çokollata, por pasi ish-bashkëshorti i saj tha me shaka se ishin një dhuratë prej tij, ajo i provoi dhe kjo gjë rezultoi fatale… Motra e saj, Lenice Batista, tha se sytë e saj u kthyen prapa dhe krahët u tkurrën. Carvalho u dërgua në spital në Rio de Zhaneiro, ku ndërroi jetë menjëherë. Familja e saj beson se ajo është helmuar dhe policia ka hapur një hetim për vdekjen e saj.

Familja e saj tha se ajo u kishte thënë atyre se kishte frikë se çokollatat ‘mund ta helmonin’ pasi mori një sërë kërcënimesh anonime në mediat sociale. “Ishte gjithçka shumë makabre, shumë e paramenduar”, tha motra e saj. Po ashtu motra e të ndjerës shtoi se djali i Carvalhos i kishte provuar çokollatat, por i pështyu duke thënë se kishin shije të keqe…

Rezultatet priten brenda një muaji por ish-partneri është i dyshuari kryesor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026