“Javës tjetër vij me shalqi”, Korreshi: Këtë buqetën me grurë e kemi për qeverinë

3 Korrik 2023 | 10:35

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shpjegoi për mediat simbolikën e buqetës me grurë që kishte marrë me vete para se të hynte në seancën e Kuvendit.

Ai tha se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

“Kjo është një buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë që iu kërkoi fermerëve të mbillnin grurë edhe në prill, këto domethënë gjëra që ndodhin. Në pamundësi për të ardhur me shalqi, po ndoshta javës tjetër, sot po ju sjell grurin, meqë morëm votën ja futëm pak në çmim sepse siç e dini gjithë fermerët e grurit, jo vetëm që s’kanë marrë asnjë subvencion, atë 300 mijë lekëshin për hektar, jo vetëm që s’morën naftë përveçse ata që ishin patronazhistë, por sot në bursë, se do vazhdojnë të gënjejnë, do thonë që e kanë fajin tregtarët, ndërkohë që në bursë është me 22 dollarë kuintali,” – u shpreh Korreshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026