“Jam kundër rikthimit të Bashës”, Korreshi: PD-në mund ta drejtojë Gazment Bardhi
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se është kundër rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD.
Sipas Korreshit, që Partia Demokratike të bashkohet tre njerëz duhet të përjashtohen nga gara për kryetar: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Korreshi u shpreh se një alternativë do të ishte Gazment Bardhi apo cilido tjetër që do të mundej të bashkonte demokratët.
“Po bëhet një proces ku synohet të hiqet anëtarësia dhe ku mungojnë degët. Unë jam kundër kthimit të Berishës dhe Bashës në PD. E patën mundësinë; Basha e pati mbi 8 vjet ta sillte PD në pushtet, nuk e solli. Alibeaj e provoi që nuk ishte zgjidhje, e provoi dhe nisi një luftë shumë më të egër brenda PD. Nëse do ketë bashkim, këta tre emra s’duhet të kandidojnë. Gazment Bardhi dhe gjithë të tjerët kanë të drejtën të kandidojnë, na duhet një njëri ku demokratët gjejnë veten, kanë besim, që ka bërë opozitës”, tha Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve