Rikthimi i Bashës, Korreshi e Nallbati kundër, Alibeaj: Rëndësi ka gara e drejtë

22 Qershor 2023 | 16:38

Rikthimi i Lulzim Bashës dhe kanidimi i tij për të rimarrë edhe de facto drejtimin e Partisë Demokratike është pritur ndryshe në mesin e deputetëve demokrat.

Për Nallbatin dhe Korreshin që në javët e fundit janë rreshtuar në krahë të Gazment Bardhit, rikthimi i Bashës duke shkelur procedurat dhe rregullat e vendosura në statut.

Deputeti i Lushnjës paralajmëroi se një mbledhje tjetër e Këshillit Kombëtar mund të zhbëjë proceset që ka bërë grupimi pro Bashës deri më tani, që nga vendimmarrja e kryesisë, tek ajo e Këshillit Kombëtar të para 3 ditëve.

Ndërsa Nallbati thekson se PD sot ka nevojë për anëtarët e saj dhe jo thjesht për një kryetar.

Krejt ndryshe e shikon situatën ish-kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj që ka votuar pro zgjedhjeve më 29 korrik dhe gjithë proceseve që janë organizuar nga kryesia.

Në garën për kreun e PD kandidaturën e kanë dorëzuar vetëm Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026