Jay Z dhe P Diddy akuzohen për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare

9 Dhjetor 2024 | 18:32

Akuza të rënda janë ngritur ndaj reperit të njohur Jay Z.

Një grua ka paraqitur një padi civile ku akuzon artistët e njohur P Diddy  dhe Jay Z për sulm seksual.

Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2000, gjatë një feste pas ndarjes së çmimeve të Video Music Awards, kur viktima ishte vetëm 13 vjeçe.

Në fillim, padia ishte e drejtuar vetëm kundër P Diddy por së fundmi është përfshirë edhe Jay Z si i pandehur.

Viktima pretendon se pas konsumimit të një pijeje në festë, ajo ndjeu marramendje dhe u largua në një dhomë gjumi, ku pretendon se u sulmua seksualisht nga Jay-Z dhe më pas nga Combs.

Reperi Jay Z ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur ato “të pabazuara dhe të neveritshme”.

Në një deklaratë, ai i ka bërë thirrje paditëses të paraqesë një padi penale nëse akuzat janë të vërteta.

Ndërsa Diddy Combs përballet me akuza të shumta, përfshirë trafikimin seksual.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026