“Jemi drejt falimentimit”, kreu i PD takime me bizneset në Tiranë

25 Maj 2020 | 13:21

Kryetari i Partisë Demokratikem, Lulzim Basha është takuar sot me biznese të vogla në njësinë 3 në kryeqytet. Në videon e shpërndara për mediat nga Paria Demokratike,  tregtarët shprehen se pagesa shumë e vogël e dhënë nga qeveria, është e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet qerasë dhe faturat mujore apo taksat.

Ata janë kundër mbylljes së bizneseve në fundjavë, pasi sipas tyre, blerësit janë më të shumtë gjatë ditëve të pushimit, pasi gjatë javës janë në punë. Z. Basha u shpreh se kjo situatë vjen si pasojë e keq menaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tij, nëse do të ishin dëgjuar propozimet e opozitës, sot nuk do të kishte një rënie konsumi kaq të lartë.

Bizneset ankohen për rënien e xhiros ditore por edhe për pengesat që sjell bllokimi gjatë fundjavës, kohë kur sipas tyre ka më shumë shitje.

“Me xhiron që kemi nuk justifikon kredinë, qiranë dhe taksat. Është krizë e thellë dhe nuk e di se çfarë mund të bëhet. Nuk ka pse të mbyllen të shtunën dhe të dielën sepse njerëzit atëherë dalin. Jam drejt falimentimit”, shprehet një shitëse dyqani.

Disa prej bizneseve thonë se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga qeveria, pavarësisht se janë prekur nga masat shtrënguese.

“Edhe pse na mbajnë dy muaj të mbyllur për shkak të pandemisë, sigurimet shoqërore dhe taksat e bashkisë na i kanë marrë një më një”, ankohet një pronar biznesi.

“Ky e ka mendjen vetëm me zhvat dhe marrë, por situatën do ta ndryshojmë”, u shpreh z. Basha gjatë takimit me një shitëse kioske.

“Mezi mbijetojmë, jemi vetë i pesti në shtëpi. Me këtë dyqan mbahemi”, tha një çift tregtarësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026