“Jemi më të lashtët”- Kocaqi: Grekët janë shqiptarë! Po të bësh ADN-në del që…

20 Shkurt 2023 | 15:01

Historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku foli në lidhje me ndihmën që Greqia i dha Turqisë gjatë periudhës së tërmetit shkatërrimtar.

Kocaqi u ndal gjatë bisedës dhe te prejardhja e shqiptarëve, të cilët i cilësoi si popullsinë më të vjetër të Ballkan.

Sipas saj edhe grekët antik dhe modern kanë qenë shqiptarë dhe pellzagë.

“Më të lashtët në Ballkan janë shqiptarët. Unë po them që grekët antikë janë shqiptarët dhe grekët modern janë shqiptarët.

Në atikitet nuk ka pasur popullsi tjetër, pasardhës të të cilëve janë grekët dhe Ilirët, sepse Dakët dhe Ilirët janë të ngjashëm.

Grekët antik ishin të një popullsie që janë shqiptarët e sotëm dhe kjo del te ADN-ja që bëjmë shqiptarët sot.

Po të bësh ADN-në ti sot del grek dhe nuk del grek fallco që ka krijuar Greqia pas 1923, del grek antik. Pse? Sepse vetë ata ioshin pellazgo-ilir siçjemi ne sot.

Vetë Epiri është quajtur Pellazgia dhe nuk është quajtur kurrë Iliria. Kur ndonjë studiues thotë që ne nuk jemi pellazgë, ai është antishqiptar ose injorant. Nuk ka zgjidhje tjetër nga ana logjike kur toskët quheshin pellazgë.

Kur ti do të vërtetosh që Ilirët janë ata që kanë jetuar në Epir, ky është një mashtrim i madh”, tha Kocaqi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026